Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Snajperisti Benzema

NULL NULL
06.10.2015 13:00
Real Madrid's Karim Benzema celebrates after scoring a goal during their Spanish first division derby soccer match against Atletico Madrid at the Vicente Calderon stadium in Madrid, Spain, October 4, 2015. REUTERS/Andrea Comas
Sulmuesi francez është ndër më të mirët në Europë në ndeshjet e para të edicionit të ri.

Karim Benzema ka hyrë në garë për Pichichin fuqishëm këtë sezon. Pas golit ndaj Atleticos francezi u bë golshënuesi më efikas i La Ligës këtë sezon. Nga 11 gjuajtjet e tij në portë, gjashtë kanë përfunduar në rrjetë.

Benzema është një nga golshënuesit më të mirë edhe në përgjithësi në Europë. Për nga numri i golave Lewandowski ka më shumë të shënuar, por polaku çalon në efikasitet (12 gola nga 25 gjuajtje në portë).

Në raport përqindjeje para Benzit është vetëm një ish bashkëlojtari i tij tek Lyoni, Ben Arfa që ka shënuar me efikasitet 60%.

Megjithëse ka statistikat më të mira, Benz ka luajtur më pak minuta se shumica e sulmuesve në ligat evropiane. Rast i ngjashëm me të është vetëm Lewandwoski, që megjithëse është golashënuesi më i mirë në Europë ka luajtur vetëm 517 minuta.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.