SMS-ja e parë në botë shitet si NFT me mbi 130 mijë euro në një ankand në Paris NULL NULL 23.12.2021 00:06 23.12.2021 00:06 SMS-ja e parë në botë është shitur si një shenjë e pandryshueshme (NFT) për 132 mijë e 680 euro në një ankand në Paris. Mesazhi “Gëzuar Krishtlindjet” u dërgua nga kompjuteri i programuesit britanik Neil Papworth, më 3 dhjetor 1992, te Richard Jarvis, atëherë drejtor i kompanisë së telekomunikacionit Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar. Jarvis e mori mesazhin në celularin e tij Orbitel 901. NFT është një kopje e protokollit origjinal të komunikimit që transmetoi SMS, tha shtëpia e ankandeve. Blerësi i panjohur, i cili do të paguante me kriptomonedhën Ether, do të marrë gjithashtu një kornizë digjitale me një animacion 3D të mesazhit që po merr.