Smajl Latifi thotë se fermerët nuk i kanë marrë subvencionet për vitin 2019 (VIDEO) NULL NULL 20/04/2020 20/04/2020 Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se shqetësim serioz i fermerëve mbetet fakti se ende nuk janë bërë të gjitha pagesat direkte për vitin 2019. Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka thënë se problemi tjetër është se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ende nuk e ka lëshuar thirrjen për subvencione dhe grante për vitin 2020. “Ata [fermerët] mund të shkojnë në tokat e tyre dhe t’i realizojnë detyrat, por shqetësimet serioze janë se ende nuk janë bërë të gjitha pagesat direkte për vitin 2019. Pra jo të gjithë fermerët i kanë marrë subvencionet”. “Po ashtu Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk e ka lëshuar thirrjen për subvencione dhe grante për vitin 2020”. klankosova.tv
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 14/08/2022