“S’luan rol mendimi i Kurtit për veprimet e SHBA-së në Iran”, thotë Krasniqi (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 09:45 23.06.2025 09:45 Vullnet Krasniqi Gazetarët Kastriot Sylejmani dhe Vullnet Krasniqi në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar për përkrahjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ndaj sulmeve amerikane në Iran. Sipas Sylejmanit, është normale që Kurti ta mbështeste vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Klankosova.tv. “Kosova nuk e ka pasur komoditetin të mbes as një javë pa konstituim të institucioneve, dhe kjo po dëshmohet edhe tash me zhvillimet e politikës ndërkombëtare që po ndodhin në vend. Deputeti Kurti normalisht që ka përkrahur presidentin Trump [për sulmet në Iran], duke u rreshtuar bashkë me shtetet e Bashkimit Evropian”. “Në aspektin e zhvillimeve ndërkombëtare, është e vështirë të mendohet që Kurti mund të dalë kundër, por brenda Kosovës ai shpesh i ka deklarimet e kujdesshme, mirëpo jo veprimet”, u shpreh Sylejmani. Nga ana tjetër, Krasniqi tha se askujt nuk i intereson mendimi i Kosovës apo edhe i deputetit Kurti sa i përket veprimeve të SHBA-së në Iran. “Reagimi i deputetit Kurti ishte i panevojshëm, dhe ke e diele dhe hajt po them diçka. Nuk luan ndonjë rol se çfarë mendon Kosova, apo çfarë mendon zoti Kurti për veprimet e SHBA-së në Iran. Kishte me qenë më e ndershme dhe më e pritshme për me reagu për Gazën ndonjëherë”, u shpreh Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.