Sllovenia në çerekfinale të Eurobasketit, Donçiq i pandalshëm NULL NULL 10.09.2022 17:17 10.09.2022 17:17 Sllovenia ka kaluar në çerekfinale të Eurobasketit, duke triumfuar ndaj Belgjikës. Sllovenët triumfuan ndaj belgëve me rezultat 88-72, transmeton Klankosova.tv. Më i dalluari në fitoren e Sllovenisë ishte Luka Donçiq, me 35 pikë, pesë asistime dhe katër kërcime. Derisa te Belgjika u dallua, Manu Lecomte, me 16 pikë, katër kërcime dhe dy asistime. Sllovenia në çerekfinale do të pres fituesin e ndeshjes Ukrainë-Poloni.