Sllovenia ka filluar ndërtimin e gardhit në kufi me Kroacinë (VIDEO) NULL NULL 11.11.2015 11:56 11.11.2015 11:56 CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100 Sllovenia ka filluar të ngrejë një gardh me tela në kufirin me Kroacinë për të kontrolluar rrjedhën e migrantëve, transmeton Klan Kosova. Gjatë natës, ushtria sllovene ka filluar transportimin e telave dhe materialeve të tjera të nevojshme për ndërtimin e rrethojës në disa vende në kufi me Kroacinë. Vendet e para ku kufiri do të jetë mbyllur janë Brežica dhe Zavrče. Në Brežice, sipas burimeve jozyrtare, punimet duhet të fillojnë gjatë pasdites. Autoritetet lokale dhe ato të departamentit të policisë në Novo Mesto thonë se ata nuk kanë marrë asnjë informacion. Agjencia britanike e lajmeve Reuters njoftoi se kamionë të shumtë kanë mbërritur sot në mëngjes në zonën e Veliki Obrež pranë Harmicës. Afro 10,000 migrantë kanë arritur në këtë vend të martën dhe mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur policia sllovene. Mbi 170,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Slloveni qysh në mes të tetorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Kroacinë. Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë një ditë më parë se vendi i tij do të vendosë pengesa të përkohshme teknike në kufi. “Nuk e mbyllim kufirin, por duam të sigurojmë një rrjedhë të kontrolluar dhe të sigurt të migrantëve dhe të parandalojmë katastrofën humanitare”, ka thënë Cerar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025