Sllovaku Lajçak i përgjigjet skepticizmit të Thaçit dhe Konjufcës: Do ta shihni punën time - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sllovaku Lajçak i përgjigjet skepticizmit të Thaçit dhe Konjufcës: Do ta shihni punën time

NULL NULL
15/04/2020

Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, nuk ishin dakord që të emërohet një ndërmjetësues nga një shtet që nuk e njeh Kosovën shtet.

Ata kundërshtuan që dialogun e vendit të tyre me shtetin fqinj të Serbisë ta udhëheqë sllovaku, tanimë i emëruar, Miroslav Lajçak.

Megjithatë ai në Rubikon i ka siguruar ata se politika e vendit të tij nuk do të ndikojë aspak në punën e tij të re, njofton Klan Kosova.

“Unë e kam vërejtur këtë, por do të doja të them që nuk është e rëndësishme prej nga vij, sepse unë e përfaqësoj Bashkim Evropian dhe kjo nënkupton që unë i përfaqësoj pikëpamjet e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Unë nuk e përfaqësoj dhe as nuk kam të drejtë ta përfaqësojë një shtet të veçantë, kështu që në vend që të fokusohemi te vendi nga vij, unë do të sugjeroja që ta shihni punën time”.

“Ju më njihni, unë kam një histori të gjatë me rajonin, me Kosovën. Për herë të parë e kam vizituar Kosovën në vitin 1999 dhe kam ardhur në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe dhe jam takuar me partnerët kosovarë në evente ndërkombëtare, kështu që ajo në të cilën unë besoj fuqishëm është e ardhmja evropiane, perspektiva evropiane. Unë isha përgjegjës për referendumin për pavarësinë e Malit të Zi dhe Mali i Zi është tashti shteti më i avancuar në procesin e integrimit evropian”.

“Kur isha përfaqësues i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Bosnja dhe Hercegovina e nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian. Unë vërtet besoj që perspektiva evropiane është perspektiva më e mirë që mund t’ua ofrojmë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë jam i përkushtuar plotësisht. Unë dua të promovoj rrugën evropiane për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe preferoj të gjykohem në bazë të punës time dhe rezultateve të punës time”.

A do të jetë rezultati i bisedimeve vendimtar për rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së?

“Definitivisht, sepse rezultati i bisedimeve, siç e dimë duhet të jetë një marrëveshje juridikisht obligative, e cila do t’i zgjidhë të gjitha çështjet njëherë e mirë, por në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare dhe ” acquis communautaire” të Bashkimit Evropian. Ajo duhet të mbështetet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga ato të rajonit”.

“Por, qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje nuk është vetëm që të përmirësojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por që të ndihmojë të dyja vendet në rrugën e tyre drejt BE-së dhe më e rëndësishmja, që të përmirësojë jetën e qytetarëve, sepse kjo është për qytetarët, dhe për këtë mendoj çdo ditë”.