Sllovakia dhe Rumania ndajnë pikët, kualifikohen tutje NULL NULL 26.06.2024 19:51 26.06.2024 19:51 Sllovakia dhe Rumania kanë barazuar 1:1 në xhiron e fundit të grupit E në EURO 2024. Ondrej Duda fillimisht kaloi në avantazh sllovakët në minutën e 24-të. Ndërkaq, rezultatin e barazoi Razman Marin 13 minuta më vonë. Me nga një pikë nga kjo lojë, të dyja kombëtaret kanë tubuar nga katër pikë në total dhe kësisoj kualifikohen në fazën e nokautit – Rumania si lidere e grupit, ndërkaq Sllovakia nga vendi i tretë.