Sllovakët protestojnë në të gjithë vendin kundër politikave pro-ruse të Ficos NULL NULL 10.01.2025 20:41 10.01.2025 20:41 Protestat në Sllovaki - Foto nga The Independent Mijëra sllovakë dolën në rrugë të premten ndërsa protestat kundër politikave pro-ruse të kryeministrit populist, Robert Fico u përhapën nga kryeqyteti i Sllovakisë e në të gjithë vendin dhe jashtë tij. Vala e fundit e mitingjeve antiqeveritare u nxit nga udhëtimi i papritur i Ficos në Moskë para Krishtlindjeve për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Takimi i Ficos me Putinin është “i papranueshëm”, tha para turmës në Bratislavë organizatorja e protestës Lucia Shtasselova nga organizata joqeveritare e Ukrainës “Paqja në Ukrainë”. Ajo tha se Fico shkoi në Moskë “në një kohë kur fqinjët tanë përballen me një agresion të madh ushtarak, në një kohë kur e gjithë bota e civilizuar dhe demokratike e dënon këtë agresion”. “Na vjen turp për Ficon”, thërriste turma. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Ushtria serbe kurrë s’kthehet në Kosovë" - rrëfimi i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq 15/06/2025