Slash paguan gjashtë milionë që të divorcohet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Slash paguan gjashtë milionë që të divorcohet

NULL NULL
05/09/2018

Slash është gati të jetë një beqar me xhepa të zbrazët.

Rokeri, pranoi të paguante një pagesë mbi 6 milionë dollarë për Perla Ferrari, për të zgjidhur divorcin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu do të paguajë 100 mijë dollarë në muaj në mbështetje bashkëshortore dhe 39 mijë dollarë tjera në mbështetje të fëmijëve.

Fëmijët do të kenë po ashtu 1.8 përqind të të ardhurave të tij deri në vitin 2036.

Nga ana tjetër, Slash do të mbajë koleksionin e tij të kitarës në vlerë 1.92 milion dollarë.

Marrëveshja është zyrtarizuar të martën, por Slash ka rekomanduar marrëveshjen në qershor.

Slash ka kërkuar divorcin në vitin 2014 pas 13 vite martesë, ai e akuzoi Perla-n për bigami dhe këmbënguli pasi ajo ishte duke tërhequr divorcin e tyre këtë vit.