Skuadra e bombave gjen ‘pako të dyshimtë’ që përmbante mace dhe 6 kotele të porsalindura NULL NULL 23.02.2021 13:55 23.02.2021 13:55 Një skuadër e bombave në Ohio është thirrur për të hetuar një çantë jashtë një kishe e cila në fakt nuk ishte e rrezikshme – brenda saj kishte një mace dhe gjashtë kotele të sapolindura. Zyrtarët thanë se ekipi u thirr në kishë në Neë Miami për një raport të një “pakete të dyshimtë” të lënë jashtë një dere, por kur ata iu afruan objektit, “ata nuk dëgjuan që të cingëronte, por diçka tjetër”. Pakoja, një çantë e madhe palestre, doli se përmbante një mace dhe gjashtë kotele. Një shënim brenda çantës thoshte se macja nënë, Sprinkles, kishte lindur kotele një ditë më parë. Ato u dërguan në një strehimore dhe janë mirë me shëndet. Strehimorja tha se do të ofrojë azhurnime për Sprinkles dhe kotelet e saj ndërsa të porsalindurat vazhdojnë të rriten dhe zhvillohen gjatë dy muajve të ardhshëm, transmeton Klan Kosova.