Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkup: Sulm në zyrat e BFI-së

NULL NULL
04.05.2015 11:12
Rreth 50 persona kanë sulmuar zyrat e Bashkësisë Fetare Islame të Shkupit.

Rreth 50 persona tw udhëhequr nga ish -myftiu, Ibrahim Shabani dhe ish- sekretari i Bashkësisë Fetare Islame të Shkupit, Afrim Tahiri, sipas të dhënave jozyrtare thuajse të gjithë familjarë të tyre, kanë sulmuar fizikisht punonjësit e BFI-së, duke marrë dhe vulat e këtij institucioni fetar.

Mediat në Maqedoni raportojnë se sulmuesit kanë qenë të armatosur.

Bëhet e ditur se incidenti i sotëm ndodhi pas shkarkimit të myftiut Ibrahim Shabani dhe sekretari Afrim Tahiri, shkarkim ky që erdhi si rezultat i një konflikti verbal mes tyre dhe kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.