Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skitari kosovar i pafat, humb garën në Lojërat Olimpike Dimërore

NULL NULL
24.01.2024 09:47
Klos Vokshi
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar / Luiza Moraes

Skitari kosovar Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangëon 2024

Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu.

Në lëshimin e parë zuri vendin e 54-të prej 79 garuesve, transmeton Klankosova.tv.

Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.

Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila u rendit e 31-ta.

Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangëon të Koresë së Jugut.

 

 

lajme të ngjashme