“S’kish ndjenjë më të mirë” – Gili flet për familjen dhe rolin e ri si gjyshe (VIDEO) NULL NULL 11.04.2026 21:15 11.04.2026 21:15 Këngëtarja e njohur shqiptare Gili është rikthyer pas një kohe të gjatë në emisionin “Prive” në Klan Kosova, ku ka folur për jetën e saj artistike dhe atë familjare. Me një karrierë që shtrihet prej dekadash dhe me këngë që kanë mbetur të dashura për publikun, Gili vazhdon të jetë aktive dhe e pranishme në skenën muzikore. Në intervistë, ajo ka ndarë detaje nga jeta personale, duke treguar se bashkëshorti dhe dy djemtë e saj janë mbështetja kryesore në jetën dhe karrierën e saj artistike. Gili gjithashtu ka folur me emocion për familjen e zgjeruar, duke përfshirë nipërit dhe mbesat, si dhe për rolin e ri si gjyshe. Ndiqni intervistën e plotë: