Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skenderaj: I dehur theu ekranin e bankomatit, arrestohet

NULL NULL
14.11.2022 12:36
Bankomati

Një person është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka thyer ekranin e një bankomati në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “18 qershori” të shtunën para mesnatës.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

“Po, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në afatin e paraparë ligjor do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Preteni.

I dyshuari u raportua se në këtë formë kishte tentuar që të vidhte nga bankomati.

Por, pasi nuk kishte arritur që ta bënte këtë ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

E në ikje e sipër me veturën e tij, ai i ka goditur edhe tre vetura të tjera.

lajme të ngjashme