Skena kaotike nga protestuesit në aeroportin e Hong Kongut (VIDEO) NULL NULL 13.08.2019 22:26 13.08.2019 22:26 Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut pati skena kaotike në ditën e dytë të protestave masive antiqeveritare që kanë paralizuar një nga qendrat kryesore të transportit të Azisë. Ekipet e policisë arritën pak para mesnatës, pasi mijëra demonstrues përmbyten ndërtesat e terminalit, njofton Klan Kosova. Fluturimet u ndryshuan për shkak të përleshjeve. Tre burra u sulmuan nga turma e protestuesve. Për ata u tha që mbanin karta identiteti që tregonin se ishin oficerë policie nga Kina. Policia e Hong Kongut ka pranuar vendosjen e oficerëve të maskuar si protestues antiqeveritarë gjatë trazirave në qytet. Por redaktori i gazetës Global Times në Kinë tha se njëri nga ata që u sulmuan ishte një nga reporterët e tij i cili thjesht po bënte punën e tij. Aeroporti, një nga më të frekuentuarit në botë, ka qenë vendi i protestave të përditshme që nga e premtja, shkruan BBC. Ai është bërë fokusi i fundit i trazirave masive politike në Hong Kong që filluan 10 javë më parë dhe nuk që nuk po tregon shenja të ndaljes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025