Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skandali i transfuzioneve të gjakut në Mbretërinë e Bashkuar

NULL NULL
05.08.2021 12:45

Në vitet 1970 dhe 80, mijëra persona me hemofili ( e cila është një sëmundje , ku gjaku nuk mpikset dhe kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi që një e prerë e vogël mund të bëj që të gjakosin deri në vdekje), u infektuan me me hepatitin C dhe HIV – virusin që çon në Aids – pas marrjes së produkteve që duhej të ishin ilaçe për hemofili.

NHS apo Shërbimi Shëndetësor Ndërkombëtar kishte gjetur një ilaç të quajtur Faktori 8, i bërë nga kombinimi i plazmave të gjakut.

Gjaku zakonisht merrej nga donatorë, dhe duhej sasi e madhe për të bërë ilaçin.

Kur u rritën kërkesat për këtë ilaç, NHS, filloi të gjente mënyra të ndryshme për të siguruar gjakun, njëra ishte edhe importi nga Shtetet e Bashkuara, ku donatorët paguheshin për të dhuruar gjak.

Normalisht që pagesa për donacion çoi që, donatorët të ishin persona që kishin nevojë për para, si përdorues droge apo persona që ishin të ndërlidhur në prostitucion apo edhe nga persona të burgosur.

E keqja e kësaj ishte, se nesë vetëm nga një person vinte gjaku i kontaminuar, për shkak të përzierjes, e gjithë ngarkesa, apo përfundimi dilte i kontaminuar.

Dhe për shkak të injektimin direkt të pacientëve, i binte se përqindja që marrësi ishte të infektohej, ishte 100 %

Në vitin 2015, një raport parlamentar zbuloi se mbi 25000 persona ishin infektuar dhe gati 3,000 persona  kanë vdekur si pasojë e kontaminimit.

lajme të ngjashme