Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, MPJD “arsyetohet” NULL NULL 25.10.2024 18:59 25.10.2024 18:59 Minsitrja e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Donika Gervalla. Foto: Arkiv Pasi plasi skandali i ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla e që ka të bëjë me shërbimet postare diplomatike, në mbrëmje doli një reagim nga MPJD. Në të shkruhet se operatori ekonomik i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa në dërgimin e dokumenteve. “Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron që nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Ky reagim vjen pasi u bë i ditur dështimi i radhës i kësaj Ministria, e cila u detyrua t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas. Për pasojë, aktualisht, 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kanë shkuar në destinacion. Skandali spektakolar i Gërvallës me dokumentet e mërgimtarëve, si iu dha tenderi kompanisë me çmim katërfish më të lartë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025