Skandal: Kurti përmend 1 miliard euro investim në FSK, rekrutët e rinj pa mbathje ushtarake NULL NULL 27.01.2025 18:31 27.01.2025 18:31 Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeverisës e ministror, mburreshin për investime gjigante në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Megjithatë, faktet e dëshmojnë të kundërtën, meqë në fotografitë e publikuara së fundit, duket se Ministria e Mbrojtjes këtë herë ka lënë ushtarakët e saj pa mbathje ushtarake, transmeton klankosova.tv. Shikoni pamjet më poshtë, nga ceremonia e trajnimit të 354 rekrutëve të rinj. Të njëjtit shihen në detyrën e tyre me atlete, dhe jo me mbathje specifike ushtarake të dedikuara për këtë rrugëtim. Kujtojmë se Kurti përmendte rreth 1 miliard euro investim në armatim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kurse tani gjeni rekrutët e rinj pa gjërat elementare të një ushtaraku.