Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat NULL NULL 23.06.2025 12:03 23.06.2025 12:03 Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri, ka alarmuar për një skandal që dyshohet të ketë ndodhur në Doganën e Kosovës, ku pretendohet se janë larguar të dhënat dhe raportimi për tregti të energjisë nga dokumenti i fundit zyrtar janar-maj 2025 Open Data, raporton Klankosova.tv Ymeri tha se energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen dhe sipas saj kjo është një lojë me transparencën dhe me faturat e qytetarëve. Ajo e akuzoi Vetëvendosjen se ka shtrirë pushtet “cep më cep” në institucione, duke vëzhguar si “Vëllau i madh”. “Energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen. E kam thënë disa herë në emisione – importi i energjisë në Kosovë është shumë i lartë, cdo ditë mbi 1 milion euro. Sot të dhënat zyrtare të doganës për periudhën janar -maj 2025 nuk shfaqin asnjë import të deklaruar si energji elektrike. As edhe një. Kjo është e pamundur. Vëllau i Madh vëzhgon apo jo, Big Brother aka VV: Ata po na dëgjojnë, po na shikojnë, por ndërkohë po i fshehin të dhënat. Po luajnë me transparencën, me faturat tona, me të drejtën tonë për ta ditur sa paguajmë e kujt po i shkojnë ato miliona. Dogana e Kosovës a ju thanë hiqni importin e rrymës mos ta kuptojnë popoulli sa pare ju marrim? A ju thanë hiqni kodin 2716 edhe u tha u bë. Pushteti në popull jo por në institucione po shtrihet cep me cep.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.