SKANDAL: 800 zjarrfikës në Kosovë, 1 zjarrëfikës për çdo 2 mijë e 250 banorë (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 19:35 04.07.2025 19:35 Një zjarrëfikës kishte vdekur gjatë kryerjes së detyrës në gusht të vitit të kaluar. Ai ishte rrëzuar në tokë kur i gjithë ekipi bashkashrisht kishte filluar intervenimin në zjarr. Kështu thoshte edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, me 8 gusht të 2024-ës. Ky ishte vetëm një rast i një zjarrfikësi i cili përfundoi me fatalitet por nuk janë aspak të rralla situatat kur ata lëndohen gjatë këtyre intervenimeve të cilat padyshim se nuk janë të lehta. Por çka ndodh me këta puntorë në rastet e lëndimeve gjatë kryerjes së detyrës përderisa nuk kanë as sigurime shëndetësore e as ato jetësore? Kryesindikalisti i zjarrëfikësve liston një mori ankesash e shkeljesh që iu bëhet të ashtuquajturve heronjë, por që realisht, sipas tij, nuk trajtohen si të tillë. Muharrem Beka në një intervistë për Kiks Kosova ka thënë se mungojnë pajisjet, mungon testimi i uniformave anipse ato kanë një afat skadimi, nuk kanë staf të mjaftueshëm, e as automjete. Përderisa Kosova numëron vetëm 800 zjarrëfikës, Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtje nga Zjarri dhe standartet evropiane, përdor një normë orientuese ku për cdo 1000 banorë, duhet të jetë 1 zjarrfikës. Ndëra për 1.8 milion banorë llogaritet se duhet të kishte të paktën 1200 deri në 1800 zjarrëfikës. Beka ka thënë se përvec që mungojnë zjarrëfikësit, edhe interesimi për t’iu bashkuar është tejet i vogël, marr parasysh, ka thënë ai, kushtet e punës dhe pagat e ulta. As kompenzimet e festave e shujtat ditore, sipas Muharrem Bekës nuk janë të organizuara në cdo komunë. Ndonëse thotë që disa prej komunave qëndrojnë më mirë, vazhdon të ketë një gjendje jo stabile përderisa sipas tij, nuk ka sistem të unifikuar. E pas krejt këtyre telasheve me të cilat përballen zjarrfikësit, së fundmi ka problem edhe të menaxhimit. Sipas Bekës, as ata vet më nuk po e dijnë kush është punëdhënësi i tyre ngase përgjegjësitë askush nuk po i merr plotësisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025