Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skadon kontrata për shfrytëzimin e banesave sociale në “Fushën e Pajtimit”

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 08.10.2022 22:07

Që nga 2012-ta 50 familje janë të vendosura në disa ndërtesa në lagjen “Fusha e Pajtimit”.

Qytetarët të cilët u vendosën konsideroheshin raste sociale, të cilat kanë nevojë për strehim, që nuk mund ta siguronin vetë.

Por tash kanë kaluar 10 vjet, aq sa e kanë pas kontratën për shfrytëzim të cilën ua ka dhënë komuna, e më nuk kanë marrë njoftim nga ky institucion se çfarë do të ndodhë, njofton Klan Kosova.

Përfundimi i kontratave 10-vjeçare po i shqetëson disa nga banorët e këtyre ndërtesave.

Megjithatë po të të njëjtit thonë se çdo gjashtë muaj, anëtarë nga komuna kanë qenë në vizitë aty.

Drejtoria e Pronës bashkë me atë të Mirëqenies Sociale ka krijuar një komision për të vlerësuar gjendjen në teren në këtë lagje, e më raporti do të publikohet në kuvend ku me shumicë votash do të vendoset se cfarë do të ndodhë me ta, nëse do t’u vazhdohet kontrata apo jo.

 

lajme të ngjashme