S’ka që e ndal Messin, Hat-trick dhe dy asiste kundër Bolivisë NULL NULL 16.10.2024 08:26 16.10.2024 08:26 Lionel Messi e konfirmoi edhe njëherë se është i jashtëzakonshme. Ai dhuroi spektakël me paraqitjen e tij kundër Bolivisë që Argjentina e fitoi 6:0 në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026-të. Messi realizoi Hat-trick dhe dy asistime për Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez. Gol në këtë sfidë realizoi edhe Thiago Almada. “Albicelestët” në këtë takim shkojnë në kuotën e 22 pikëve në pozitën e parë në tabelë, tri më shumë se vendi i dytë, Kolumbia që i ka 19-të.