S’ka masa të reja, Hoti: COVID-19 po kalohet lehtë, ishte sezon turistik me bashkëatdhetarë (VIDEO) "Masat e buta të ndërmarra në prill mbesin në fuqi", ka thënë Hoti në Portofol. NULL NULL 19.08.2022 15:16 19.08.2022 15:16 Komiteti për menaxhimin e situatës me koronavirusin nuk është mbledhur dhe as do të mblidhet për të shqyrtuar masa të reja për luftimin e pandemisë. Këtë e ka konfirmuar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se ka lehtësim të infrastrukturës shëndetësore dhe pacientëve të hospitalizuar. “Vaksinimi mbetet opsioni i vetëm dhe masat e mbylljes nuk janë rekomanduar pasi qytetarët po kalojnë lehtë COVID-in dhe jemi në sezon turistik ku bashkatdhetarët kanë ardhur dhe s’është menduar për masa tjera”, është shprehur ai për emisionin Portofol. “Masat e buta të ndërmarra në prill mbesin në fuqi. Kemi rënie të infektimeve të reja dhe rastet e hospitalizimit janë menaxhuar. Në rast se stafi shëndetësor do të mbingarkohej padyshim që masat do të ndryshonin, por për këtë s’ka nevojë tash”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.