“Ska ma rond se sa me lyp gjithë prej të tjerëve…”, Qytetarët në hall me mungesën e ilaçeve (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 12.06.2025 20:00 nga Florentina Hoti 12.06.2025 20:00 Mungesa e barnave nëpër klinika, është sfida e parë nëpër të cilën hasin pacientët sapo këmba iu shkel në QKUK. Armend Podvorica i cili çdo javë e sjellë nga Podujeva të ëmën e tij për kimioterapi, ka thënë se një pjesë të terapisë po i duhet ta sigurojë nga xhepi i vet. 40-vjeçari për KIKS Kosovën tha se ato po i kushtojnë deri në 400 euro. E për Vllaznim Halitin qe e çuditshme situata me të cilën u përballë para disa ditësh. Derisa një ditë doli dhe e bleu ilaçin që iu kërkua nga doktori për 5 euro e 80 cent, mirëpo nuk e pati çmimin e njëjtë edhe pas 24 orësh. Kjo sipas Halitit u bë me qëllim nga barnatoret të cilat sapo e vërejtën mungesën në QKUK, e rritën çmimin. Këto shpenzime Haliti tha se po janë vështirë të përballueshme. Për KIKS Kosovën ai rrëfeu se nuk po mundet as të punojë duke u kujdesur për vëllaun, andaj të afërmit po u ndihmojnë për shpenzime të spitalit. E ndihma e të afërmve për shpenzimet e spitalit po e mundon edhe Fadil Gashin. 62-vjeçari për KIKS Kosovën tha se deri në 1000 euro në muaj po duhet të paguajnë shpenzime spitalore bashkë me të shoqen, e shton se nuk po ndihet aspak mirë që po detyrohet të kërkojë ndihmë nga të afërmit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë