Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“S’ka kafe në këtë orë”, kamarieri tregon se si nisi ngjarja ku mbetën të vrarë dy të rinjtë

NULL NULL
22.10.2025 10:53

Kamarieri Alteo Pepa, ka treguar se si nisi ngjarja tragjike që la të vdekur dy të rinj në Manëz të Durrësit.

Ai para hetuesve policorë, se Daniel Pepa dhe Aranit Kurti, kishin kërkuar kafe por që iu kishte thënë atyre se aparati i kafesë është fikur.

Më pas, Pepa tha se të dy ishin acaruar dhe rasti kishte eskaluar edhe me përdorimin e armës.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë”, deklaroi kamarieri shkruan TopChannel transmeton Klankosova.tv.

“Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”, tregoi ai.

Gjithçka nisi për një kafe, detaje nga vrasja e dy të rinjve në Durrës

lajme të ngjashme