Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ka fitues në derbin e zjarrtë të Londrës, Chelsea dhe Arsenal ndahen në paqe

NULL NULL
30.11.2025 19:49

Ka përfunduar pa fitues derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Ndeshja në “Stamford Bridge” ka përfunduar me rezultat 1:1.

45 minutat e para përfunduan pa gola, derisa golat erdhën në të dytën.

Të parën s’pati gola, mirëpo pati shumë kartonë të verdhë e një të kuq.

Me të kuq u ndëshkua Moises Caicedo në minutën e 38-të të ndeshjes.

Edhe pse me një lojtar më pak, Chelsea shënoi në minutën e 48-të të pjesës së dytë me anë të Trevoh Chalobah.

Mirëpo, reagimi i Arsenalit ishte pothuajse i menjëhershëm.

Pas 11 minutash nga goli i pësuar, Arsenali i Mikel Artetas barazoi për 1-1, me anë të Mikel Merinos, që u asistua nga Bukayo Saka.

Me këtë barazim, Arsenali mbetet në pozitën e parë, pesë pikë përpara vendit të dytë, Manchester Cityt dhe gjashtë pikë më shumë se Chelsea që pozicionohet i treti me 24 pikë.

lajme të ngjashme