Sizmologu Mustafa: Tërmeti kishte forcë të ulët, nuk kishte potencial të rrezikonte qytetarët NULL NULL 12.12.2024 08:09 12.12.2024 08:09 Një tërmet prej katër shkallë të Rihterit është ndjerë në orët e para të ditës enjte në rajonin e Prizrenit. Dridhjet e tokës prekën edhe rajonet e tjera të Kosovës, për çka edhe krijoi shqetësimin tek qytetarët. Lidhur me rastin sqarime ka dhënë Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa. Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se tërmeti ishte në zonën Prizren-Kukës. Sipas tij, këto lëkundje nuk kishin kapacitet të rrezikonin qytetarët. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha Mustafa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë