Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Situata pas tërmetit, SHBA-ja dërgon tjetër ekip ekspertësh për Shqipërinë

NULL NULL
30.11.2019 09:50

Ambasada Amerikanë njofton ditën e djeshme drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrëfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelesit.

Ekipet do të bëjnë vlerësimin dhe do të përcaktojnë dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve të prekura nga tërmeti.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta./Top Channel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.