Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Situata në Vlorë mbetet e rënduar nga përmbytjet

NULL NULL
13.10.2015 08:48

Qyteti i Vlorës vazhdon të jetë në gjendje të rëndë pas reshjeve të shiut që ranë dy ditë më parë. Edhe pse niveli i ujit ka rënë, në shumë rruge dhe zona ende situata është e rënduar.

Gjithashtu, situata është e rëndë në shumë biznese të cilat janë përmbytur dhe dëmi material është i madh. Në banesat e përmbytura ka nisur pastrimi i baltës. Shumë orendi kanë dalë jashtë funksionit.

Ndërkaq, dy shkolla 9-vjeçare, “24 maji” dhe “Zigur Lelo”, nuk kanë bërë mësim ditën e hënë, pasi oborret e tyre kanë qenë nën ujë dhe fëmijët e kanë patur të pamundur hyrjen.

Nga ana tjetër, Bashkia e Vlorës ende nuk ka bërë bilancin e dëmeve.

Ndërkohë, për hapjen e rrugës në afërsi të Junufrës, ku pati rrëshqitje të mëdha dheu e gurësh, që çuan në bllokimin e këtij aksi, po punohet që nga dita e diel. Deri tani është hapur njëri krah i rrugës.

Po ashtu, situata në akset e qytetit është e rëndë për shkak të baltës të lënë pas nga tërheqja e ujit. Më herët, kreu i bashkisë Dritan Leli u shpreh se kjo situatë nuk është parë në Vlorë prej vitesh.

Ai konfirmoi se është ngritur shtabi i emergjencës dhe se janë dërguar grupe pune në terren për të ndihmuar dhe për të evidentuar dëmet./ Tch

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.