Situata në Lindjen e Mesme, Britania bën thirrje për përmbajtje NULL NULL 17.06.2025 20:09 17.06.2025 20:09 Foto: AFP Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey thotë se përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme është “një moment i rrezikshëm” për të gjithë rajonin. “Qeveria gjithmonë ka mbështetur të drejtën e Izraelit për siguri dhe ka pasur shqetësime të mëdha në lidhje me programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai. Megjithatë ai u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, derisa tha se një zgjidhje diplomatike në vend të veprimeve ushtarake sipas tij, është e vetmja rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Sekretari britanik i Mbrojtjes thotë se në rajon kanë mbërritur mjete shtesë ushtarake, duke përfshirë siç tha ai “avionë shtesë Typhoon në RAF Akrotiri në Qipro”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos 17/06/2025
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025