Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Situata në Kuvend, Veseli del me propozime (DOKUMENT)

NULL NULL
06.09.2018 15:27

Pas situatës së krijuar së fundmi në Kuvend, kryeparlamentari, Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka dalë me propozime në mënyrë që të zhbllokohet puna në parlament.

Në dokumentin që ka siguruar Klan Kosova, mund të shihen propozimet e tij  që pozitë e opozitë të marrin pjesë në seancat parlamentare.

Kërkesë e shefit të Kuvendit është të vendoset që të dyja çështjet e ngritura nga pozita e opozita, e para që ka të bëjë me miratimin e Ekipit Negociator, kurse e dyta me rezolutën për çështjen e integritetit territorial të Kosovës të shqyrtohen e votohen nga deputetët veç e veç dhe rezultati i votimit të jetë i obligueshëm për të gjitha palët.

Në propozimin tjetër kërkohet që të bashkëngjiten propozimet e të dyja palëve në një dokument të përbashkët që do të quhet Rezoluta e Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Më poshtë mund t`i gjeni propozimet e Veselit:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.