Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Situata me zjarret në Kosovë, 15 vatra aktive

NULL NULL
08.07.2025 15:08

15 vatra të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore janë active në 11 komuna të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftim të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton Klankosova.tv

Nga flakët janë raportuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

Në zjarrin që kaploi fshatin Llaushë të  Skenderajt është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter nga  KFOR-i.

Kjo agjenci i bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura si dhe të  raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.