Sistemi imunitar mund t’i luftojë të gjitha llojet e kancerit NULL NULL 21.01.2020 21:30 21.01.2020 21:30 Një pjesë e sistemit tonë imunitar, e zbuluar rishtazi, mund të shfrytëzohet për të trajtuar të gjitha kanceret, thonë shkencëtarët. Ekipi i Universitetit Cardiff zbuloi një metodë për të shkatërruar kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe të tjera në testet laboratorike. Gjetjet, të botuara në revistën Nature Immunology, nuk janë testuar tek pacientët, por studiuesit thonë se ato kanë “potencial shumë të madh”. Ekspertët thanë se megjithëse puna ishte akoma në një fazë të hershme, ishte shumë emocionuese. Çfarë kanë gjetur shkencëtarët? Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër infeksionit, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze. Shkencëtarët po kërkonin mënyra “jokonvencionale” dhe te pazbuluara se si sistemi imunitar sulmon në mënyrë të natyrshme tumoret. Ajo që gjetën ishte një qelizë T brenda gjakut të njerëzve – qelizë imune që mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ekziston një kërcënim që duhet të eliminohet. Dallimi është se kjo qelizë mund të sulmojë një gamë të gjerë kanceresh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025