Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sipas federatës serbe, ndeshja KF Tërnoci- Bosilegrad me rrezikshmëri të lartë

NULL NULL
28.09.2025 13:51

Sot me fillim nga ora 15:30 do të zhvillohet ndeshja futbollistike mes klubit shqiptar të Tërnocit dhe atij serb të Bosilegradit.

Me këtë rast, Federata e Futbollit të Serbisë, këtë ndeshje e ka konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Kjo u bë e ditur nga KF Tërnoci përmes një komunikate.

“Duke pasur parasysh ngjarjet dhe padrejtësitë që ndodhën vitin e kaluar në Bosilegrad ndaj KF Tërnocit , Federata ka marrë vendim që ndeshja në Tërnoc të shpallet me rrezik të lartë. Si rrjedhojë, është kërkuar nga njësitë e rendit që të ndërmarrin masa shtesë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Pas takimeve në mes të udhëheqësisë së klubit dhe njësive te rendit, kanë ardhur deri tek vendimi që të merren të gjitha masat e nevojshme, dhe për herë të parë në rajon një ndeshje do të zhvillohet nën një protokoll të plotë sigurie, sipas standardeve më të larta të parashikuara. Ditëve në vijim, klubi ynë do të publikojë në detaje të gjithë protokollin përkatës, me qëllim që tifozët dhe të pranishmit të jenë të informuar dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një atmosfere sportive dhe të sigurt. Ftojmë të gjithë sportdashësit që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke treguar respekt dhe korrektësi për klubin, lojtarët dhe rregullat e sportit”, thuhet në njoftimin e klubit transmeton Klankosova.tv.

Vitin e kaluar ka pasur edhe një incident në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave, ku futbollisti Veton Zeqiri ishte sulmuar nga policia serbe.

lajme të ngjashme