Sipas Bajqinovcit, VV-ja do të fitojë bindshëm (VIDEO) NULL NULL 09.12.2024 18:16 09.12.2024 18:16 Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, kjo parti do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ne i kemi pasë 430 mijë vota. Edhe tash nuk është asgjë e pamundshme, për shkak që në çdo sondazh Lëvizja VV del 50 për qind”, ka thënë Bajqinovci në DPT Te Fidani. “Për 4 vjet të punës të kryeministrit Kurtit Lëvizja Vetëvendosje në çdo sondazh del 50 për qind”. “Jam i bindur që do të kemi ngritje edhe ma shumë se që kemi pasë”. “I kemi matjet e brendshme dhe e dimë përafërsisht se ku gjendemi. Mbi 50 për qind çdo herë. E kemi edhe sondazhin që është publik”, tha më tej Bajqinovci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore 3 orë më parë