Sipas avokatit Arianit Koci në vrasjen në Gllogjan ka marrë pjesë më shumë se një person

Sipas avokatit Arianit Koci në vrasjen në Gllogjan ka marrë pjesë më shumë se një person

NULL NULL
2 months më parë

Avokati Arianit Koci, ka folur rreth rastit tragjik që ndodhi para një jave në Gllogjan ku si pasojë e sulmit me armë zjarri mbi një autobus i cili barte nxënës mbetën të vdekur tre persona.

Në mesin e të vrarëve ishin dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Koci tha se në vrasje ka marrë pjesë më shumë se një person.

Ai thekson se menjëherë pas sulmit është dashur që të bllokohet “Rrafshi i Dukagjinit” dhe të regjistrohet çdo veturë që qarkullon e po ashtu të shtoheshin kontrollat kufitare.

“Kaloi java dhe ende nuk ka informata për vrasësin/it në Gllogjan. Hetuesia e ka humbë momentumin. Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik. Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolla kufitare”.

Shkrimi i plotë:

1.
Kaloi java dhe ende nuk ka informata për vrasësin/it në Gllogjan.

Hetuesia e ka humbë momentumin.

Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik.

Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolla kufitare.

Çka mund të konkludojmë nga të dhënat e deritashme:

– Në vrasje ka marrē pjesë më shumë se një person – qoftë edhe në formë të ndihmës pas kryerjes së veprës penale;

– Ka pasur një plan të detajuar për sulm dhe për ikje nga vendi i ngjarjes;

– Nuk përjashtohet asnjë motiv apo pistë e hetimit.

2.

Me përvojën që kam – më duhen 3 persona nga inteligjenca e policisë, po aq nga FSK dhe AKI (ka individ shumë të aftë) – resurset informative të shetit, si dhe përdorimi brutal i mjeteve të lejuara me ligj, lidhur me hetimin e rastit.

Brenda 10 ditëve, informatat bazike lidhur me kryerësit e këtij krimi, do të diheshin.

3.

Ky krim duhet patjetër të zbulohet. Sa më shpejtë.

Kriminelëve duhet t’u dërgohet porosi, se askush nuk mund të kryej krime të tilla në Kosovë, pa u zbuluar dhe dënuar ashpër.

Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera.

Zbulimi i këtij krimi, duhet të jetë prioritet shtetëror.