Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policorë NULL NULL 14.10.2021 11:01 14.10.2021 11:01 Dhjetë policë janë lënduar nga aksioni i djeshëm në Mitrovicën e Veriut. Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi, Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit. Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës. Kërkojmë nga qytetaret e vendit që Policia e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikën e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës. Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë