Sindikata e Policisë kërkon që t’u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje NULL NULL 14.12.2024 16:47 14.12.2024 16:47 Autoblinda e vetaksidentuar e Policisë së Kosovës, në fshatin Grabovc të Zveçanit, 13 dhjetor, 2024. Foto: Klankosova.tv Sindikata e Policisë së Kosovës u ka uruar shërim të shpejtë zyrtarëve policorë të lënduar nga vetaksidenti në Grabovc të Zveçanit. Në reagimin e lëshuar për media thuhet se Sindikata bën thirrje urgjente drejtuar të gjithë akterëve shtetërorë për të siguruar mbulimin shëndetësor për punonjësit e Policisë së Kosovës. “Sindikata i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të ndërmerren masa të menjëhershme për sigurimin e mbështetjes shëndetësore për policët. Kjo kërkesë vjen si pasojë e një vetaksidenti të fundit, ku një automjet policor pësoi aksident, duke lënë të lënduar tetë zyrtarë policorë. Ngjarje të tilla, që po përsëriten shpesh, theksojnë mungesën e një mbulimi të duhur shëndetësor për ata që çdo ditë përballen me rreziqe të larta në shërbim të vendit”. “Sindikata thekson se sigurimi i mbështetjes së plotë shëndetësore për policët është urgjente dhe e domosdoshme, jo vetëm për mirëqenien e tyre, por edhe për garantimin e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në reagim. Ndër tjera, kjo sindikatë shton se çështja e sigurimit shëndetësor për policët është ngritur prej kohësh, por deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të ofrojnë një zgjidhje konkrete. “Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të angazhohet për të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve të saj, duke kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që t’i japin kësaj çështjeje prioritetin që meriton”. Nga vetiaksidenti i mbrëmshëm janë lënduar tetë zyrtarë policorë, pesë prej tyre janë liruar në shtëpi dhe tre të tjerë po marrin tretman mjekësor në QKUK. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 4 orë më parë