Sindikalistët kërkesa – Të rritet koeficienti i pagave NULL NULL 02.06.2024 20:59 02.06.2024 20:59 Një kërkesë që e përcolli Qeverinë Kurti nga fillimi i mandatit, iu rikthye edhe në fund të tij. Sindikatat e Pavarura kosovare po insistojnë që vlera e koeficientit të pagave të rritet, kurdo që do të bëhet rishikimi i buxhetit e jo të pritet deri në fundvit. Vlerësimi i tyre është se kjo rroga aktuale po i dekurajon ata sikur edhe fakti që ka para për këtë punë. Sindikalistët, pohojnë se koeficienti prej 110 euro sa ai momental nuk i plotëson nevojat e asnjë zyrtari publik. Edhe ekonomistët, vlerësojnë se ekonomikisht ekzistojnë mundësitë. Për ish kreun e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ekzekutivi po e ruan këtë temë për qëllime politike. Në të njëjtën kohë, qeveria po kritikohet se ka shkëputur krejt dialogun social me sindikata.