Sinatra me statujë në vendlindje për ditëlindjen e 106-të (FOTO) NULL NULL 14.12.2021 09:51 14.12.2021 09:51 Ikona e këngës Frank Sinatra, u nderua me një statujë bronzi në 106 vjetorin e lindjes. Statuja e punuar nga Carolyn Palmer, u vendos të dielen më 12 dhjetor në vendlindjen e tij Hoboken në New Jersey. Turma e njerëzve që u mblodhën në vendin ku u vendos statuja, e kënduan këngën “Happy Birthday. Në ceremoni mori pjesë edhe vajza e tij Tina Sinatra, së bashku me Joe Piscopo. Ndër këngët më të pëlqyera të tij ishin: “Fly Me to the Moon” dhe “New York, New York”. Frank Sinatra, ishte edhe fitues i çmimit Oscar, për aktorin më të mirë në rolin dytësor në vitin 1954. Ylli i Hollywoodit, vdiq në vitin 1954 nga një atak në zemër.