Sinani: Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po diskutohet në Senatin Amerikan NULL NULL 18.05.2023 21:07 18.05.2023 21:07 Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka thënë se për herë të parë në Senatin Amerikan është përmendur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur senatori Bob Menendez ka kërkuar nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës. “Po ashtu senatori Menendez në Hearing-un e sotëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia. Pikërisht këto ishin temat, për të cilat me diskutuam në vizitën tonë në Capitoll Hill, më 2 mars të këtij viti”. “Prandaj sot, ndjej krenari që temat që ne trajtuam bashkërisht në vizitën e fundit në SHBA, por edhe në vizitat tjera, po fillojnë të marrin kahen e duhur të trajtimit në qendrën e vendimmarrjes, Senatin amerikan”, ka thënë Sinani. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS