Simptomat që tregojnë se trupit tonë i mungon uji NULL NULL 05.04.2023 11:30 05.04.2023 11:30 Simptomat për mungesë të ujit në trup Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tonë. Marrja adekuate e lëngjeve na ndihmon të përmirësojmë tretjen, të përshpejtojmë metabolizmin dhe të rregullojmë temperaturën e trupit. Kur nuk pimë ujë ose kur e humbasim atë shpejt (përmes djersitjes, të vjellave ose diarresë), mund të ndodhë dehidratim. Gjithashtu, disa barna (diuretikë) mund të çojnë në rritjen e urinimit dhe dehidratimit, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Nëse pyesni se si të kuptoni se trupit i mungon uji, kushtojini vëmendje këtyre simptomave, këshillon Klinika e Cleveland, transmeton Klankosova.tv. Shenjat që tregojnë se trupit i mungon uji përfshijnë: Dhimbje koke Konfuzion Lodhje Marramendje Dobësi Tharje e gojës Rrahje të shpejta të zemrës Presionin e ulët të gjakut Humbje e oreksit Dëshirë e shtuar për sheqer Skuqje e lëkurës Këmbët e enjtura Ngërçet e muskujve Intoleranca ndaj nxehtësisë ose të ftohtit Kapsllëk Urinë me ngjyrë të errët.