Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Simptoma e çuditshme e Omicronit, që mund të jetë një shenjë paralajmëruese e urgjencës

NULL NULL
13.01.2022 16:33

Një simptomë e çuditshme e Omicronit është cilësuar si shenjë paralajmëruese shumë e rëndësishme.

Mjekët kanë paralajmëruar nëse keni konfuzion, kjo mund të nënkuptojë se keni nevojë për trajtim mjekësor.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se kjo është një shenjë paralajmëruese emergjente, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ata sugjerojnë të kërkoni ndihmë menjëherë nëse ju ose dikush në familjen tuaj fillon të duket i hutuar derisa vuani nga COVID-19.

Është e rëndësishme të keni kujdes për shenjat paralajmëruese të sëmundjes serioze, një varg studimesh jashtëzakonisht pozitive tregojnë se Omicron është më i butë te të vaksinuarit.

Ndryshe, personat me variantin Omicron të COVID-it mund të ndihen më të përgjumur dhe më pak të përgjegjshëm ndaj asaj që po ndodh rreth tyre, madje shpesh edhe tërhiqen plotësisht.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.