‘Simptoma’ e çuditshme e COVID-19 që shfaqet në mes të natës NULL NULL 23.12.2021 13:14 23.12.2021 13:14 Gjumi është i domosdoshëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë dhe sëmundjet mund të na bëjnë më të vështirë të flem aq sa duhet. Por, ekspertët kanë paralajmëruar se gjumi jo i rehatshëm mund të jetë në të vërtetë një shenjë e COVID-19. Nëse keni probleme me gjumin tuaj, atëherë kjo mund të jetë për shkak të infeksionit me koronavirus. Gjatë gjithë pandemisë, shumë njerëzit janë ankuar për gjumë jo të rehatshëm ose ëndrra të frikshme, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Profesionistët e terapisë së gjumit thanë se njerëzit që janë të infektuar me COVID-19, mund të vuajnë edhe nga paraliza e gjumit. Tutje, ata shpjeguan se infeksioni, i kombinuar me stresin e shkaktuar nga pandemia në përgjithësi, mund të shkaktojë këtë lloj paralize.