Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Simone Biles, më e mira e botës dhe e arta e olimpiadës

NULL NULL
12.08.2016 13:09

Simone Biles, e ka dëshmuar se me të vërtetë është gjimnastja më e mirë në botë, duke marrë medalje të artë në lojërat Olimpike në Rio, transmeton Klan Kosova.

Gjimnastja 19 vjeçare e cila është cilësuar si atletja më e mirë femër duke marrë vendin e parë në botë, ka bërë debutimin e saj në olimpiadë dhe është bërë gruaja e parë që pas 20 vjetësh, fiton njëpasnjëshëm çmimin si më e mira në botë dhe një medalje të artë olimpike.

Biles pasi ka marrë vendin e parë në kategorinë e saj, ka shpërthyer në lot gëzimi dhe ka thënë: “Un nuk jam si Usain Bolt apo Michael Phelps. Jam e para Simone Biles”.

lajme të ngjashme