Simon Cowell xhiron film për Beatles NULL NULL 18.05.2015 18:45 18.05.2015 18:45 The Beatles është grupi më i famshëm muzikor, prandaj gjithmonë ka diçka të re për t’u thënë për të. Simon Cowell, gjyqtari i njohur nga X-Factor dhe American Idol, ka vendosur që ta realizojë një film për liverpool-asit më të njohur, duke e adaptuar novelën e animuar The Fifth Beatle. Filmi do të fokusohet në Brian Epstein, mikun dhe menaxherin e djemve të The Beatles për një kohë të gjatë, transmeton Klan Kosova. Cowell e ka theksuar admirimin për heroin e filmit: “Gjithmonë jam fascinuar nga Brian Epstein dhe rrëfimi i tij”. “Ai ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në suksesin marramendës të The Beatles”. “Edhe pse është menaxheri më i talentuar i të gjitha kohërave, tregimi për të ende nuk është thënë në plotëni”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 5 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 11 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day