Simiqi e dërgoi Rakiqin në spital pas sulmit NULL NULL 13.10.2024 16:23 13.10.2024 16:23 Arkiv: Goran Rakiq (në anën e djajthtë), dhe Igor Simiq. Foto: REL Pasi deputeti i Kuvendit të Serbisë, Goran Rakiq, është sulmuar, atë e ka ndihmuar dhe dërguar në spital deputeti i Kuvendit të Kosovës Igor Simiq. Ky i fundit e ka shoqëruar pothuajse gjatë gjithë kohës në spital, ish-kryetarin e Listës Serbe. Dy hetues të policisë i kanë shkuar në banesë Rakiqit, ku i kanë rekomanduar që të kthehet në spital dhe të bashkëpunojë në lidhje me rastin. KosovaPress, duke iu referuar burimeve të veta raporton se që të dy këto kërkesa i sulmuari i ka refuzuar. Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Sutjeska”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur. Ai ka marrë lëndime në kokë dhe dorë. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nuk kanë informacione. Raportohet se është rrahur Goran Rakiq *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.