Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Simiq: Serbët e Kosovës e pritën Vitin e Ri në ankth

NULL NULL
03.01.2019 10:56

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se serbët në Kosovë në kohën  kur kremtoi e gjithë bota, e pritën Vitin e Ri në ankth pa e ditur se çfarë do të ndodhë me ta në vitin 2019.

“Bllokada totale e shpërndarjes së produkteve nga Serbia qendrore tek të gjithë në Kosovë, sidomos për serbët, veçanërisht nëse e dimë se 95 për qind e asaj që serbët shpenzojnë në Kosovë vjen nga Serbia qendrore, krijon tensione dhe shqetësime lidhur me atë se çka do të sjell e ardhmja”, tha ai për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se më 21 nëntor të vitit të shkuar autoritetet kosovare vendosën taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, taksë kjo e cila në mbledhjen e fundit të Qeverisë u vendos edhe për mallrat e brendeve të huaja që hyjnë në Kosovë nga Serbia, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme