Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Silvinjo: Stadiumi do jetë me ngjyrat kuqezi, kjo na shton përgjegjësinë

NULL NULL
14.06.2024 18:19

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka thënë se kundër Italisë do të jetë një ndeshje e vështirë.

Silvinjo, mes tjerash thekson se stadium do të jetë i mbushur me shqiptarë, dhe kjo sipas tij, do t’ua shton përgjegjësinë.

“Do garojmë për çdo pikë dhe të kemi një përvojë të madhe. Kundër Italisë do jetë një ndeshje e vështirë, pas kësaj stërvitje të fundit do vendos për 2-3 emra, sepse e kam në mendje formacionin”, u shpreh Silvinjo.

“Kemi shumë shqiptarë në botë, në Gjermani, Zvicër dhe gjithandej. Përgjegjësi e madhe për ne të përfaqësojmë këtë njerëz të mrekullueshëm anembanë botës. Stadiumi do jetë me ngjyrat kuqezi dhe na shton përgjegjësinë”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 21:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.